Skuadra e Leipzigut ka siguruar shërbimet e mbrojtësit të majtë, David Raum, ka njoftuar “Sky”, të premten. Për transferimin e Raumit, Leipzigu tashmë ka arritur marrëveshje me Hoffenheimin dhe 24-vjeçari pritet të prezantohet gjatë këtyre ditëve tek ekipi i ri.
Për kartonin e Raumit, Leipzigu do të paguajë 35 milionë euro, kurse reprezentuesi gjerman do të firmosë kontratë pesëvjeçare.
Raum iu bashkua vitin e shkuar Hoffenheimit, duke firmosur kontratë deri në vitin 2026 dhe impresionoi me paraqitjet e tij në Bundesligë. Ai shënoi tre gola dhe pati 13 asistime në kampionatin gjerman.