Reprezentuesi i Gjermanisë, David Raum, pritet që karrierën ta vazhdojë në Angli. Është skuadra e Manchester Cityt që ka shprehur interesim për mbrojtësin e krahut të majtë, ka njoftuar “Bild” të enjten.
Raum, 24-vjeçar, pëlqehet nga trajneri Pep Guardiola dhe City pritet të ofrojë rreth 25 milionë euro për ta bindur Hoffenheimin në lirimin e tij gjatë kësaj vere. Raum në sezonin e fundit ka shkëlqyer në Bundesligë dhe vitin e shkuar është ftuar edhe te Përfaqësuesesja e Gjermanisë.
Krahas tri golave të shënuar ai ka bërë edhe 13 asistime në kampionatin gjerman. Raum ka kontratë me Hoffenheimin deri në vitin 2026, kurse kërkohet edhe nga Juventusi, Bayerni e Borussia Dortmundi.