Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Liverpooli në garë për gjermanin Raum

Pas Juventusit edhe skuadra e Liverpoolit është futur në garë për shërbimet e mbrojtësit të krahut të majtë, David Raum. “Bild” ka raportuar se skuadra angleze pritet së shpejti t’i bëjë ofertë zyrtare Hoffenheimit për transferimin e Raumit.

Për ta siguruar Raumin këtë verë, Liverpooli është i gatshëm të ofrojë 25 milionë euro.

24-vjeçari ka impresionuar me paraqitjet e tij këtë edicion dhe po vlerësohet ndër mbrojtësit më të dalluar të krahut në Bundesligë.

Në 30 paraqitje kampionale, ai ka trE gola e 13 asistime. Raum, i cili ka edhe pesë ndeshje me Gjermaninë, ka kontratë me Hoffenheimin deri në vitin 2026.

Artikuj të ngjashëm