Mbrojtësi i krahut, David Raum është përforcimi më i ri I skuadrës së Leipzigut. “Sky Germany” ka raportuar të shtunën, se Leipzigu ka arritur marrëveshje me Hoffenheimin për transferimin e Raumit, që do të zyrtarizohet brenda pak ditëve.
Për Raumin, Leipzigu është pajtuar të paguajë 30 milionë euro, përfshirë edhe bonuset.
24-vjeçari me Leipzigun do të firmos kontratë pesëvjeçare dhe do ta mbulojë krahun e majtë të mbrojtjes.
Raum vitin e shkuar iu bashkua Hoffenheimit nga Greuther Fuerthi, si dhe ka edhe nëntë paraqitje me Përfaqësuesen e Gjermanisë.