Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

West Hami kërkon 110 milionë euro për Ricen

Skuadrat që janë të interesuara për shërbimet e mesfushorit Declan Rice duhet të paguajnë 110 milionë euro nëse duan të sigurojnë transferimin e tij.

Ky është çmimi që skuadra e West Ham Unitedit ka caktuar për 22-vjeçarin pas paraqitjeve të mira në Kampionatin Evropian me Anglinë.

Rice ishte njëri prej lojtarëve më të dalluar te Anglia, që u mposht në finale të Evropianit nga Italia pas penalltive. Ai ka kontratë me West Hamin deri në vitin 2024, me opsionin e rinovimit edhe për një vit tjetër. Interesim të madh për transferimin e Ricet gjatë kësaj vere kanë shfaqur Manchester City, Manchester Unitedi dhe Chelsea.