Trajneri David Moyes ka bërë të ditur se ishte shumë afër që ta bindte Luis Diazin muajin e kaluar, t’i bashkohet skuadrës së West Hamit muajin e kaluar.
Moyes kishte menduar se veçse i ka siguruar shërbimet e tij, derisa Liverpooli hyri në lojë dhe e siguroi sulmuesin në ditën e fundit të afatit kalimtar të janarit.
“Kam folur me Luis Diazin në telefon dhe ishim shumë afër përfundimit të marrëveshjes. Kisha marrë vesh se Liverpooli nuk do ta kërkonte atë deri në verë, dhe ne provuam që ta transferonim në janar. Nuk e di nëse kjo ndikoi në vendimin e Liverpoolit, por ai është një lojtar shumë i mirë dhe ne nuk e transferuam”, theksoi Moyes.
Artikuj të ngjashëm