West Ham Unitedi ka shprehur interesim për sulmuesin argjentinas, Giovanni Simeonen që po shkëlqen këtë sezon në Serie A me fanellën e Veronës. Bëhet e ditur se ekipi anglez tashmë ka kontaktuar Simeonen, i cili është i gatshëm për të vazhduar karrierën në Angli.
Për transferimin e 26-vjeçarit në janar, West Hami është i gatshëm t’i shpenzojë rreth 20 milionë euro.
Simeone ka shënuar nëntë gola në dhjetë ndeshje për Veronën, ekip që e huazoi nga Genoa para fillimit të këtij sezoni dhe ka të drejtën e blerjes së tij. Simeone ka kontratë me Genoan deri në vitin 2024.