Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

West Hami interesohet për Raphinhan

West Ham Unitedi po rivalizon skuadrat e mëdha për shërbimet e brazilianit Raphinha. “The Mirror” raporton të enjten se krerët e West Hamit janë futur fuqishëm në garë për transferimin e Raphinas në fund të sezonit.

25-vjeçari, i cili është njëri prej lojtarëve më të mirë te Leeds Unitedi, ka kërkuar largimin në verë dhe West Hami është i gatshëm të paguajë mbi 50 milionë euro për kartonin e tij.

Raphihna ka 10 gola e tri asistime në 32 ndeshje për Leedsin, ekip me të cilin ka kontratë deri në vitin 2024. Ai gjithashtu ka shënuar edhe tri gola në shtatë paraqitje për Brazilin.