Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Barcelona me ofertë për Raphinhan

Barcelona ka hyrë në garë për mesfushorin e Leeds Unitedit, Raphinha.

Gazeta “Sport” raportoi të martën se drejtuesit e klubit spanjoll e dëshirojnë me çdo kusht lojtarin.

Mesfushori brazilian mund të largohet në fund të sezonit nga klubi anglez.

Barcelona raportohet se do të ofrojë 35 milionë euro për t’i siguruar shërbimet e brazilianit. 25-vjeçari ka kontratë me Leedsin deri në vitin 2024.

Për shërbimet e mesfushorit interesim ka shprehur edhe Liveprooli.

Raphinha këtë edicion në 28 ndeshje në të gjitha garat ka shënuar nëntë gola dhe ka bërë tri asistime.