Barcelona ka arritur marrëveshje me skuadrën e Leeds Unitedit për transferimin e Raphinhas.
Futbollisti brazilian do të nënshkruajë kontratë pesëvjeçare me Barcelonën.
Marrëveshja për 25-vjeçarin brazilian pritet të arrihet për çmimin e 58 milionë eurove. Me bonuset shtesë, transferimi i tij mund t’i kushtojë Barçës deri në 65 milionë euro.
Në dy sezone në “Elland Road”, Raphinha ka zhvilluar 65 ndeshje të Premier Leagues. Ka shënuar 17 gola dhe ka dhuruar 12 asistime.
Artikuj të ngjashëm