Raphinha tashmë është lojtar i Barcelonës, ka bërë të ditur të martën mbrëma “Mundo Deportivo”.
Klubi i Barçës bëri një ofertë përfundimtare për anësorin brazilian të martën dhe të dy klubet kanë arritur marrëveshje. Barcelona më në fund do të paguajë 58 milionë euro, plus shtatë të tjera në formë bonusesh për Raphinhan.
Braziliani do të nënshkruajë kontratë pesëvjeçare me katalunasit.
Reprezentuesi brazilian kishte arritur marrëveshje me Barçën prej javësh, por priste që klubi të binte dakord me Leedsin.