Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Raphinha, shumë shpejt lojtar i Barcelonës

Sulmuesi i Leeds Unitedit, Raphinha, është shumë afër kalimit te Barcelona.

Lajmi është konfirmuar nga vetë trajneri i skuadrës, Jesse Marsch, të mërkurën, shkruan “BBC-ja”.

Marrëveshja për 25-vjeçarin brazilian pritet të arrihet për çmimin e 58 milionë eurove. Me bonuset shtesë, transferimi i tij mund t’i kushtojë Barçës deri në 65 milionë euro.

“Shpresoj që ai ta kompletojë kalimin atje, sepse e di se ëndrra e tij është të luajë për Barcelonën”, ka thënë Marsch nga Australia, ku klubi po i kryen përgatitjet për sezonin e ri.

Në dy sezone në “Elland Road” Raphinha ka zhvilluar 65 ndeshje të Premier Leagues. Ka shënuar 17 gola dhe ka dhuruar 12 asistime.

Artikuj të ngjashëm