Premier League është në fazën e fundit të Kampionatit dhe Leeds Unitedi është në kërkim të mbetjes në elitën e futbollit anglez.
Futbollisti i krahut të kësaj skuadre, braziliani Raphinha, i cili ka shënuar 10 gola për Leedsin këtë sezon, pritet të largohet në fund të edicionit.
25-vjeçarin po e kërkojnë shumë klube evropiane, por Barcelona është favorite. Edhe për brazilianin, gjigantja e La Ligës është skuadra më e pëlqyer, ndërsa gazeta spanjolle “Sport” ka thënë se Barcelona dhe Raphinha kanë nënshkruar parakontratë.
Barcelona për t’i siguruar shërbimet e tij dëshiron t’i shpenzojë vetëm 25 milionë euro.