Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Barcelona planifikon bisedime me Leedsin për Raphinhan

Barcelona planifikon t’i nisë bisedimet me Leeds Unitedin për brazilianin, Raphinha, ka raportuar të hënën “Sport”.

Gjiganti spanjoll është i etur për yllin e Amerikës së Jugut, por synon ta transferojë me çmim të ulët. Klubi spanjoll shpreson në marrëveshje me klubin anglez për sulmuesin 25-vjeçar. Futbollisti i Brazilit me Leeds Unitedin ka kontratë deri në qershor të vitit 2024.

Sezonin 2021/2022 e mbylli me 11 gola në 36 ndeshje të zhvilluara.