Skuadra e Barcelonas ka arritur marrëveshje personale me brazilianin Raphina dhe tani po negocion me Leeds Unitedin për lirimin e tij në verë.
“Mundo Deportivo” ka njoftuar të hënën se Raphina është pajtuar me kushtet e ofruara nga Barcelona dhe po e pret marrëveshjen mes klubeve për ta realizuar transferimin e tij.
Brazilianit i është ofruar kontratë pesëvjeçare nga Barça, ndërsa Leedsi po kërkon të paktën 40 milionë euro për lirimin e tij.
24-vjeçar që ka kontratë me Leedsin deri në vitin 2024, këtë edicion ka qenë njëri prej lojtarëve kryesor tek ekipit anglez.
Ai ka shënuar nëntë gola dhe ka bërë tri asistime në 27 ndeshje kampionale.