Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

West Hami i ofron kontratë të re Fabianskit

Lukasz Fabianski mund të mbetet edhe më gjatë pjesë e West Ham Unitedit, raporton “Daily Mail” të hënën.

Portierit polak i skadon kontrata në verë, por trajneri David Moyes ka konfirmuar se Fabianskit do t’i ofrohet kontratë më kushte të reja financiare.

Moyes ka thënë se 36-vjeçari ka treguar paraqitje të mira sezonin aktual. Portieri polak është pjesë e West Hamit që prej vitit 2018.