Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Dragowski kërkohet nga West Hami

Portieri i Fiorentinas, polaku Bartlomiej Dragowski, ka gjasa të mëdha që sezonin e ardhshëm të luajë në Premier League. “Calciomercato” ka bërë të ditur se interesim për shërbimet e 24-vjeçarit, ka shprehur skuadra e West Ham Unitedit.

Dragowski te West Hami po shihet si pasardhës i Lucasz Fabianskit, të cilit i skadon kontrata në fund të këtij edicioni. Dragowski 24-vjeçar është i gatshëm të largohet nga Fiorentina për shkak të hapësirës së vogël këtë edicion dhe kartoni i tij vlerësohet rreth dhjetë milionë euro.

Dragowski ka nëntë paraqitje këtë sezon në të gjitha garat, ndërsa ka kontratë me Fiorentinan deri në verën e vitit të ardhshëm. Ai ka edhe një paraqitje me Poloninë.