Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

West Hami i jep Yarmolenkos pushim për shkak të luftës në Ukrainë

Skuadra e West Ham Unitedit i ka dhënë pushim sulmuesit të krahut, Andriy Yarmolenkos pasi po ka vështirësi të pajtohet me sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës, shtetit të tij.

Lajmin për pushimin e Yarmolenkos e ka konfirmuar të premten trajneri i West Hamit, David Moyes.

Rusia të enjten ka sulmuar Ukrainën, ndërsa Yarmolenko po shqetësohet për situatën në vendin e tij. Në fakt, Yarmolenko ka lindur në Rusi por nga prindërit ukrainas, të cilët pastaj janë kthyer në Ukrainë kur futbollisti ishte fëmijë.

Po ashtu, Yarmolenko shkaku i pushimit nuk do të përfshihet fare në ekip për ndeshjen kampionale që West Hami e luan të dielën ndaj Wolverhamptonit.

“Ai nuk është në një situatë të mirë për momentin dhe ne i kemi dhënë ca ditë pushim. Do të bëjmë të pamundurën për ta ndihmuar sepse është një situatë e vështirë për të dhe familjen e tij”, ka thënë Moyes.