Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Moyes pranë shkarkimit

Trajneri i West Ham Unitedit, David Moyes është nën presion të madh pas startit të dobët këtë edicion. “The Telegraph” ka bërë të ditur të enjten, se krerët e ekipit nga Londra po mendojnë për shkarkimin e tij, nëse ekipi nuk i kthehet rezultateve pozitive.

Pas shtatë xhirove të luajtura deri më tani në Premier League, West Hami ka një fitore, një barazim e pesë humbje duke u renditur në pozitën e 18 në tabelë me vetëm katër pikë.

Moyes 55-vjeçar është në krye të West Hamit prej dhjetorit të vitit 2019 dhe ka kontratë deri në verën e vitit 2024.