Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Yarmolenko nuk luan as ndaj Liverpoolit

Reprezentuesi i Ukrainës, Andriy Yarmolenko do t’i mungojë West Ham Unitedit edhe për ndeshjen kampionale ndaj Liverpoolit që luhet të shtunën në stadiumin “Anfield Road”.

Yarmolenkos i është dhënë pushim javën e shkuar nga klubi londinez për shkak të situatës së krijuar në Ukrainë por trajneri i West Hamit, David Moyes ka bërë të ditur se sulmuesi nuk do të jetë i gatshëm as për duelin me Liverpoolin.

“Ai është stërvitur me ne, por nuk do të udhëtojë për ndeshjen me Liverpoolin. Mendoj se ai ende nuk është gati për të luajtur dhe ne duam t’i japim atij çdo mundësi për ta bërë të pamundurën për familjen dhe vendin e tij”, ka thënë Moyes.

Yarmolenko këtë sezon ka një gol e tri asistime në 22 ndeshje për West Hamin në të gjitha garat.

Artikuj të ngjashëm