Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

West Hami e ka vetëm një qendërmbrojtës të gatshëm

West Hami e ka vetëm një qendërmbrojtës të gatshëm në skuadër, derisa klubi anglez po bëhet gati për gjysmëfinalen e parë evropiane që prej vitit 1976.

“Çekanët” do të udhëtojnë te Chelsea të dielën në Premier League, para se të jenë nikoqir të Eintracht Frankfurtit të enjten në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Evropës.

Craig Dawson është i vetmi qendërmbrojtës i gatshëm për lojë, pasi Issa Diop dhe Kurt Zouma, iu bashkuan listës së lëndimeve për periudhë të gjatë. Angelo Ogbonna është po ashtu i lënduar.

“Të gjitha klubet kanë lëndime në këtë kohë të sezonit. Duhet të gjej mënyrën që do të na jap zgjidhjen më të mirë në mbrojtje”, ka thënë ndër të tjerash trajneri David Moyes.

Artikuj të ngjashëm