Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

West Hami, afër ta finalizojë marrëveshjen me Kurt Zouman

West Hami është afër që ta finalizojë marrëveshjen me mbrojtësin e Chelseat, Kurt Zouma, por ende kanë mbetur disa detaje për t’u përfunduar.

Bisedimet janë kryer pozitivisht në 24 orët e fundit, ndërsa transferimi i tij pritet të bëhet për rreth 25 milionë funte.

Kushtet personale ende nuk janë finalizuar ndërsa West Hami duhet ta regjistrojë atë deri në mesin e ditës të premten, për të qenë i gatshëm për duelin e vikendit kundër Crystal Palacet.