West Ham Unitedi ka barazuar pa gola në shtëpi me Brightonin të martën mbrëma në ndeshjen e xhiros së 20-të të Premier Leagues së Anglisë.
Brightoni dominoi përballjen, pati më tepër raste shënimi dhe posedim të topit, por në fund mori vetëm një pikë.
West Hami pas 20 xhirove zë vendin e gjashtë me 34 pikë. Brightoni është i shtati me 31 pikë. Kryeson Liverpooli me 45 pikë.