Brightoni i ka marrë një pikë kampionit të Premier Leagues të këtij edicioni, Manchester Cityt.
Brightoni dhe City të mërkurën mbrëma barazuan 1:1 në ndeshjen e mbetur të xhiros së 32-të. Por, barazimi ka mjaftuar vendësve që ta sigurojnë fazën grupore të Ligës së Evropës në edicionin tjetër, pasi deri në fund të kampionatit ka mbetur vetëm edhe një xhiro për t’u zhvilluar.
Brightoni ka 62 pikë dhe do të mbetet në pozitën e gjashtë në këtë sezon. Ka katër pikë më shumë se Aston Villa e pozitës së shtatë. City e fitoi titullin në fundjavë. Ka 89 pikë në pozitën e parë. Phil Foden me asistim të Erling Haalandit kaloi në epërsi Cityn në minutën e 25-të, por vendësit barazuan menjëherë në minutën e 38-të me Julio Enciscon, në minutën e 38-të. Vendësve iu anuluan dy gola në pjesën e parë, ndërsa Cityt një në pjesën e dytë.