Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Werneri mungon në Botëror shkaku i lëndimit

Sulmuesi i Gjermanisë, Timo Werner do të mungojë në Kampionatin Botëror “Katari 2022” për shkak të lëndimit, ka njoftuar ekipi i tij, Leipzigu të enjten.

Werner u lëndua të mërkurën mbrëma në fitoren që Leipzigu e arriti 4:0 ndaj Shakhtarit për ta siguruar fazën nokaut të Ligës së Kampionëve.

Sulmuesi u lëndua në pjesën e parë dhe shkaku i lëndimit është i detyruar të qëndrojë jashtë fushës për këtë vit.

“Skanimet sot në Leipzig treguan se ai për fat të keq ka këputur ligamentin në kyçin e këmbës së majtë. Prandaj, Timo Werner do të mungojë për pjesën tjetër të vitit 2022”, ka thënë klubi të enjten në një deklaratë. “Një vendim për trajtimin e tij do të merret në ditët në vijim”.

Artikuj të ngjashëm