Milot Rashica pritet të jetë mungesa e madhe e Përfaqësueses së Kosovës për dy ndeshjet e shtatorit në kuadër të Ligës së Kombeve.
Dardanët ndeshjen e parë do ta luajnë në udhëtim ndaj Moldavisë më 3 shtator, ndërsa tri ditë më vonë në stadiumin “Fadil Vokrri” do ta presin Greqinë.
Njëri nga lojtarët kryesorë të Kosovës, Rashica, do të mungojë në dy ndeshjet, pasi klubi gjerman ka vendosur të mos e lirojë drejt Kosovës me qëllim që të shmangë karantiminin pas kthimit në Gjermani. Kjo pasi Kosova është në “listën e zezë” të vendeve me rase me COVID-19.
“Treshja Tahith Chong, Milot Rashica dhe Milos Veljkoviq nuk do t’u bashkohen ekipeve të tyre kombëtare për të shmangur karantinën pas kthimit”, ka shkruar Werderi në rrjetin social Twitter.
Përveç Rashicës, Kosovës mund të mos i bashkohen edhe Herolind Shala dhe Elbasan Rashani.
-
Kosova rrezikon të mos e ketë Rashicën në shtator, U21 Pajazitin
-
Rashica e Paqarada nuk bashkohen me Kosovën, caktohen zëvendësuesit e tyre
-
Wederi nuk e lejon Rashicën t'i bashkohet Kosovës në ndeshjet e nëntorit
-
Rashica do ta ndihmojë Kosovën kundër Moldavisë
-
Grumbullimi i lojtarëve paraqet sfidë për Kosovën