Sport

Werderi fiton pas shtatë vizitave në Stuttgart

Werder Bremeni ka fituar për herë të parë pas shtatë vizitave në stadiumin e Stuttgartit.

Të dielën, Werderi fitoi me rezultatin 2:0, në xhiron e 19-të të Bundesligës.

Golat e fitores, mysafirët i shënuan në pjesën e dytë.

Jens Stage në minutën e 59-të dhe Marvin Ducksch në minutën e 77-të, ishin realizatorët për pikët e plota.

Werderi ka 27 pikë në 19 ndeshje të luajtura.

Stuttgarti ka 16 pikë në vendin e 16-të.