Stuttgarti nuk ka lejuar befasi të premten në mbrëmje dhe e ka mposhtur Union Berlinin në kuadër të xhiros së 25-të të Bundesligës gjermane.
Stuttgarti fitoi 2:0 me golat e Serhou Guirassyt në minutën e 19-të dhe të Chris Fuhrich në minutën e 65-të.
Mysafirët nga minuta e 69-të luajtën pa Andras Schafer, që u përjashtua direkt me të kuq.
Stuttgarti ka 53 pikë në vendin e tretë, një më pak se Bayern Munichu i vendit të dytë që ka një ndeshje më pak të luajtur.
Union Berlini ka 25 pikë në vendin e 14-të.
Po kaq pikë kanë edhe Wolfsburgu e Bochumi, me nga një ndeshje më pak të zhvilluar.