Borussia Dortmundi ka shënuar fitoren e gjashtë këtë edicion në Bundesligë, që rillifoi të premten pas pushimit të ndeshjeve ndërkombëtare. Dortmundi të premten mbrëma triumfoi në shtëpi kundër Werder Bremenit.
Ndeshjen e parë të xhiros së tetë, Dortmundi e fitoi me rezultatin minimal 1:0.
Golin e vetëm në këtë takim e shënoi mesfushori Julian Brandt. Ai realizoi në minutën e 67-të pas asistimit të mesfushorit Emre Can.
Me këtë fitore, Dortmundi përkohësisht është ngritur në krye të tabelës me 20 pikë të mbledhura.
Dortmundi dhe Bayer Leverkuseni, janë ekipet e vetme që këtë edicion në Bundesligë ende nuk dinë për humbje. Leverkuseni ka 19 pikë dhe një ndeshje më pak të luajtur se Dortmundi.