Borussia Dortmundi e ka shënuar edhe fitoren e pestë nga po aq ndeshje në vitin 2023.
Të shtunën, “verdhezinjtë” triumfuan në udhëtim te Werder Bremeni me rezultatin 2:0, në kuadër të xhiros së 20-të të Bundesligës.
Meritor për fitoren e mysafirëve ishin Jamie Bynoe-Gittens që shënoi gol në minutën e 67-të, dhe Julian Brandt që vulosi rezultatin final pesë minuta para fundit të ndeshjes.
Dortmundi ka 40 pikë në vendin e dytë në tabelë, tri më pak se lideri, Bayerni.
Werder Bremeni mbetet me 27 pikë.
Artikuj të ngjashëm