Bayerni ka shënuar fitore në udhëtim te Stuttgarti për ta rimarrë pozitën e parë në Bundesligë.
Të shtunën, Bavarezët triumfuan në udhëtim 2:1.
Matthijs de Ligt (19’) dhe Eric Choupo-Motin (62’) shënuan për mysafirët.
Juan Jose Perea shënoi gol për vendasit në minutat e fundit.
Fitorja mban Bayernin në pozitën e parë me 49 pikë, aq sa ka edhe Dortmundi në të dytën.
Stuttgarti është i 15-ti me 19 pikë.