Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Wenger: Tottenhami mund ta shesë Kanen për shpenzimet e stadiumit të ri

Menaxheri në ikje i Arsenalit, Arsene Wenger, ka paralajmëruar se Tottenham Hotspur mund ta shesë Harry Kane për të mbuluar shpenzimet e ndërtimit të stadiumit të ri.

Që prej verës së vitit të kaluar, klubi londinez ka filluar ndërtimin e stadiumit të ri, i cili pritet të hapet sivjet dhe do t’i kushtoj Spurave rreth 800 milionë funte.

Kur Arsenali ndërtoi Emirates Stadium, klubi bëri lëvizje në tregun e transferimeve dhe Wenger ka pohuar se një gjë e tillë mund t’i ndodhë edhe Tottenhamit në vitet e ardhshme.

“Çmimet për stadiume janë dyfishuar, por transferimet e lojtarëve janë tre apo katërfishuar”, ka thënë Wenger.

“Një lojtar 10 milionësh kur e ndërtuam stadiumin ishte çmim i madh. Sot lojtarët si Kane, nuk e di sa mund të shitet. 100 milionë funte? Prandaj mund të marrin fitime, por duhet të përballen me këtë gjë? A duhet të shesin lojtar? Ndoshta edhe Arsenalit do t’i shesin?”, ka thënë francezi.