Ylli i Tottenhamit dhe Anglisë, Harry Kane, pritet t’i bashkohet gjatë verës së këtij viti Bayern Muenchenit. “Bild” ka raportuar se Kane i ka thënë trajnerit Thomas Tuchel se do të ishte i gatshëm të jetë nën urdhrat e tij.
Kane dhe Tuchel në muajin maj kanë pasur një takim sekret në Londër. Sulmuesi anglez dëshiron ta vazhdoj karrierën në ndonjë skuadër potenciale për ta fituar Ligën e Kampionëve.
Ai ka thënë më herët se ëndrra e çdo lojtari është triumfi në Champions. Bayerni tashmë i ka bërë një ofertë fillestare prej 70 milionë euro. Tottenhami kërkon të paktën 115 milionë euro për golashënuesin e tyre më të mirë të të gjitha kohërave.
Kane ende nuk ka vazhduar kontratën me klubin anglez. Ai ka kontratë me skuadrën londineze deri në verën e vitit 2024.