Arsenali ka shënuar fitore në përballjen e sotme ndaj Southamptonit, 3-2.
Ishin mysafirët që kaluan të parët në epërsi kur po luhej minuta e 17 përmes Shane Longut, transmeton Koha.net.
Në minutën e 29 ishte Aubameyangu që barazoi shifrat pas asistimit nga Welbecku, që pati një paraqitje shumë të mirë sot dhe ishte vendimtar në fitoren e Arsenalit.
Sulmuesi anglez në minutën e 38 kaloi Arsenalin në epërsi pas asistimit nga Iwobi, por mysafirët arritën të barazojnë shifrat në minutën e 73 përmes Austinit.
E në skenë doli përsëri Welbecku që shënoi golin e fitores në minutën e 81, për të cilin edhe njëherë asistoi Iwobi.
Edhe
Arsenali fiton me përmbysje
Të dyja ekipet mbetën me nga një lojtar më pak në fushë pasi me të kuq u ndëshkuan Stephens i Southamptonit në minutën e 90+2, dhe një minutë më vonë me të kuq u ndëshkua Elneny i Arsenalit.
Në vendin e gjashtë Arsenali tani ka 54 pikë, kurse Southamptoni në vendin e 18 ka 28 pikë.