Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Arsenal në stil kampioni, përmbys Bournemouthin në sekondat e fundit

Goli i Reiss Nelson në minutën e gjashtë të kohës shtesë, i ka dhënë fitore të madhe skuadrës së Arsenalit.

Nelson realizoi gol me gjuajtje të fuqishme nga distanca, ndërsa Arsenali mori tri pikë me shumë mund në duelin kundër Bournemouthit.

“Revolveristët” të shtunën në “Emirates Stadium” fituan me rezultatin 3:2 në kuadër të xhiros së 26-të të Premier Leagues angleze.

Me këtë fitore, Arsenali mbetet lider me 63 pikë, pesë më shumë se City i vendit të dytë.

Bournemouthi në vendin e 19-të ka 21 pikë.

Edhe Mposhtet Arsenali, hapet gara në Angli Futboll Mposhtet Arsenali, hapet gara në Angli

Philip Billing që në sekondën e nëntë shënoi për golin e parë të mysafirëve.

Ishte goli i dytë më i shpejtë në histori të Premier Leagues.

Rekordin e mban Shane Long me golin e shënuar për Southamptonin kundër Watfordit në prill të vitit 2019, kur kishte shënuar pas afër tetë sekondave.

Marcos Senesi në minutën e 57-të dyfishoi epërsinë.

Arsenali u kthye në lojë me golin e Thomas Parteyt në minutën e 62-të, kurse Ben White barazoi shifrat në minutën e 70-të.

Nelson më pas shënoi golin e fitores së 20-të të sezonit.

Granit Xhaka ishte në bankën rezervë dhe u inkuadrua në lojë në minutën e 84-t.

Edhe Arsenali nuk lëshon pe nga pozita e parë Futboll Arsenali nuk lëshon pe nga pozita e parë

VIDEO: