Arsenali ka shënuar fitoren e katërt radhazi në Premier League. “Topçinjtë” kanë fituar në udhëtim te Watfordi me rezultatin 3:2.
Me këtë fitore londinezët mbajnë hapin për të siguruar një pozitë që dërgon në Ligën e Kampionëve edicionin e ardhshëm.
Në minutën e pestë Arsenali kaloi në epërsi me golin e shënuar nga Martin Odegaard.
Nikoqirët barazuan rezultatin me këtë gol të shënuar nga Cucho në 1:1 në minutën e 11-të.
Londinezët rikthyen epërsinë në minutën e 30-të me Bukayo Saka për 2:1.
Në minutën e 52-të Gabriel Martinelli ngriti epërsinë në 3:1. Krejt çfarë arritën të bënin vendasit ishte të ngushtonin rezultatin në minutën e 87-të me Moussa Sissoko për 3:2.
Edhe
Arsenali mban ritmin në garën për “Champions”
Te Arsenali titullar në këtë takim ishte Granit Xhaka.
Londinezët pas 25 ndeshjeve në Premier League kanë 48 pikë, ndërsa Watfordi është në vendin e 19-të me 19 pikë.