Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Arsenali mban ritmin në garën për “Champions”

Arsenali ka shënuar fitore të rëndësishme në shtëpi ndaj Brentfordit me rezultatin 2:1 në xhiron e 26-të të Premier Leagues. Me këtë fitore londinezët vazhdojnë të mbajnë hapin me skuadrat që po luftojnë për të siguruar një pozitë për në Ligën e Kampionëve edicionin e ardhshëm.

Golin e parë vendasit e shënuan në minutën e 48-të me anë të Emile Smith Rowe për 1:0.

Në minutën e 79-të golin e dytë dhe të fitores e realizoi Bukayo Saka.

Brentfordi ngushtoi rezultatin në 2:1 me golin e shënuar nga Christian Norgaard.

Granit Xhaka ishte titullar në këtë takim.

Edhe Fitorja e radhës për Arsenalin në Premier League Futboll Fitorja e radhës për Arsenalin në Premier League

Arsenali renditet në pozitën e gjashtë pas 23 ndeshjeve me 42 pikë. Manchester Unitedi e West Hami janë në pozitat katër dhe pesë në tabelë me nga 43, respektivisht 42 pikë. Por Unitedi ka dy ndeshje më shumë të zhvilluara se Arsenali, ndërsa West Hami ka tri më shumë.

Brentfordi ka 24 pikë në pozitën e 14-të.