Wout Weghorst ka saktësi 100% të konvertimit të golave në karrierën e tij në Kupë të Botës.
Ai ka dy gjuajtje në drejtim të portës dhe dy gola të realizuar.
Këto i arriti me Holandën në çerekfinale të Kupës së Botës ndaj Argjentinës.
Hyri si zëvendësues në minutën e 78-të.
Realizoi golin e parë pas pesë minutash, ndërsa të dytin për barazimin 2:2, e shënoi në minutën e 11 të shtesës.