Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Watfordi transferon Gueyen

Foto: Watford FC

Klubi i Premier Leagues së Anglisë në futboll Watford ka transferuar mesfushorin e ri francez Pape Gueye. Lajmi është bërë i ditur në faqen zyrtare të klubit.

Mesfushori 21-vjeçar, që ka luajtur për grupmoshat e reja të Francës – ka firmosur kontratë pesëvjeçare, që do të hyjë në fuqi nga 1 korriku.

Marrëveshja e Gueyes me klubin e Ligue 2 të Francës, Le Havre skadon në verë. Kështu që Gueye do të kalojë te Watfordi si lojtar i lirë.