Mesfushori Idrissa Gueye pritet të rikthehet tek Evertoni pas tri sezoneve te Paris Saint-Germaini. “Daily Mail” të mërkurën ka bërë të ditur se Evertoni ka nisur kontaktet me PSG-në për transferimin e Gueyes gjatë kësaj vere.
Për kartonin e tij Evertoni është i gatshëm të ofrojë dhjetë milionë euro dëmshpërblim.
Gueye ka luajtur tre vjet për Evertonin përpara se të transferohet te Parisi në vitin 2019 për 30 milionë euro. Ai me kampionin e Francës ka kontratë deri në vitin 2023.
Artikuj të ngjashëm
-
Gueye kërkon falje për shuplakën, trajnerët nuk kundërshtojnë rrahjen mes bashkëlojtarëve
-
Andersoni i bashkohet Man. Cityt me kontratë pesëvjeçare
-
City do të paraqesë ofertë të re për Andersonin
-
Caicedo pajtohet me Chelsean për kontratë të re
-
Raportime të tjera për kalimin e Edon Zhegrovës në Premier League