Watfordi ka konfirmuar se sulmuesi Ismaila Sarr, zyrtarisht i është bashkuar Senegalit para çerekfinales së Kupës së Afrikës kundër Guinesë Ekuatoriale.
Sarr ka qenë jashtë fushës qëkur u lëndua në gju në fitoren ndaj Manchester Unitedit në Premier League më 20 nëntor.
23-vjeçari në 12 ndeshje të zhvilluara sivjet në Premier League ka kontribuuar me pesë gola.
Watfordi në Premier League aktualisht zë pozitën e 19-të. Ka arkëtuar vetëm 14 pikë në 20 ndeshje të zhvilluara.