Finalja e parë e Konferencës së Perëndimit ka dhuruar spektakël.
Një rikthim sensacional i Golden State Warriors në Oracle Arena, ku nga disavantazhi prej 25 pikësh kanë arritur të triumfojnë në fund ndaj San Antonio Spurs, 113:111.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoVendimtare në këtë takim ishte pjesa e dytë, në të cilën skuadra vendase e prirë nga dyshja Kevin Durant dhe Stephen Curry që së bashku kombinuan me 74 pikë në total, për të marrë epërsinë prej 1:0 në serinë finale. Durant realizoi 40 pikë ndërsa Curry shtoi 34 të tjera, transmeton kp.
Në humbjen e Spurs ndikoi edhe lëndimi i Kawhi Leonard i cili u largua nga loja në çerekun e tretë dhe deri në ato momente kishte realizuar 26 pikë. Pas daljes së yllit të Spurs, vendasit morën një seri prej 18:0, që doli të ishte edhe vendimtare për të përcaktuar fituesin e duelit të parë. Ende nuk dihet nëse Leonard do të kthehet për ndeshjet e ardhshme të serisë finale.