Golden State Warriors luftoi deri në fund dhe e shkriu disavantazhin e 19 pikëve.
Në fund, arriti fitore ndaj skuadrës Dallas Mavericks 126:117, për ta ngritur rezultatin në 2:0, në serinë finale të Konferencës së Perëndimit.
Stephen Curry ishte koshashënuesi më i mirë i skuadrës së tij me 32 pikë, ndërsa gjashtë basketbollistë të tjerë të “luftëtarëve” e përfunduan takimin me pikë dyshifrore.
Slloveni Luka Donçiq i Dallasit ishte më i dalluari te skuadra e tij me 42 pikë të realizuara, por që nuk mjaftuan për ta shmangur disfatën.
Ndeshja e tretë e serisë finale zhvillohet të dielën në Dallas.
Artikuj të ngjashëm