Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Warriors fiton ndeshjen e parë finale në Perëndim

Golden State Warriors triumfuan bindshëm 112:87 ndaj Dallas Mavericks, në ndeshjen e parë finale në Konferencën e Perëndimit në NBA.

Warriors nuk e diskutuan për asnjë moment fitoren ndaj Mavericks, falë edhe një mbrojtje të mirë ndaj superyllit të mysafirëve Luka Doncic.

Doncic shënoi 20 pikë në total, prej tyre tetë në pesë minutat e para. Më pas, ai pothuajse u bllokua gjatë tërë ndeshjes.

Steph Curry me 21 pikë e 12 kërcime ishte më i dalluari, pasuar nga Jordan Poole e Andrew Wiggins me nga 19 pikë.

Warriors tani po udhëheqin 1:0.

Ekipi që i bën katër fitore i pari fiton Konferencën dhe kualifikohet në finalen e madhe.