Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Walker mbron veten pasi theu për herë të dytë rregullat e izolimit

Kyle Walker

Mbrojtësi i Manchester Cityt, Kyle Walker ka mbrojtur veten pasi ka thyer për herë të dytë rregullat e izolimit, duke thënë se po ndien që ai dhe familja e tij po ngacmohen.

Futbollisti është përgjigjur pas raporteve se ai ka thyer rregullat për të vizituar motrën dhe prindërit në Sheffield.

Në një deklaratë në Twitter, Walker ka thënë: “Ndihem se kam qëndruar mjaftueshëm i heshtur. Pas publikimit të artikullit të fundit për mua dhe për familjen time, ndiej se nuk kam mundësi tjetër pos të adresojë gjërat publikisht. Së fundi kam kaluar një prej periudhave më të vështira në jetën time, për të cilën e marrë përgjegjësinë e plotë. Gjithsesi tani po ndihem sikur po ngacmohem”.

29-vjeçari ka tentuar të arsyetohet pasi shkaktoi kundërthënie muajin e kaluar duke mbajtur një festë në shtëpinë e tij. Walker kishte kërkuar falje, por ai vlerëson se tashmë po ka presion në familjen e tij nga interesimi i madh i mediave.

“Kjo tashmë nuk ka ndikim vetëm te unë, por po prek shëndetin e familjes sime dhe fëmijëve të vegjël po ashtu”, ka vazhduar Walker.

Edhe Walkeri reagon pas fyerjeve të rënda në rrjetet sociale Futboll Walkeri reagon pas fyerjeve të rënda në rrjetet sociale

Ai ka treguar se të mërkurën ka udhëtuar për në Sheffield për t’i dhënë motrës një dhuratë për datëlindje dhe për të folur me një prej njerëzve të paktë të cilëve iu beson.

“Ajo më ka përqafuar për të më rikujtuar se sa shumë kujdeset dhe sa shumë më do. Çka është dashur të bëjë – ta largojë atë? Më pas kam udhëtuar te shtëpia e prindërve për të marrë disa ushqime të gatuara në shtëpi. Ishin disa muaj të vështirë për prindërit. Në çdo gjë që kam kaluar në jetë, ata kanë përjetuar bashkë me mua”.