Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Walker e Maguire largohen nga përfaqësuesja

Mbrojtësit e Anglisë, Kyle Walker dhe Harry Maguire, si dhe portieri Sam Johnstone, nuk do të mund të luajnë të martën në miqësoren kundër Belgjikës.

Portieri i Burnleyt, James Trafford dhe mbrojtësi i Manchester Cityt, Rico Lewis, të cilët ishin me Anglinë U21, janë ftuar në skuadrën seniore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Trafford, 21-vjeçar, ndihmoi Anglinë ta fitojë Evropianin U21 verën e kaluar dhe kjo është hera e parë që i bashkohet ekipit senior.

19-vjeçari Leëis debutoi me “Tre Luanët” në muajin nëntor në ndeshjen kundër Maqedonisë së Veriut.

Bashkëlojtari i tij, Walker, u lëndua në pjesën e parë të miqësores kundër Brazilit në “Wembley”, në disfatën 1:0.

Maguire i Manchester Unitedit që e zëvendësoi Walkerin si kapiten kur u zëvendësua, u largua nga loja në minutën e 67-të.

Maguire, Walker dhe Johnstone i Crystal Palacet, i cili nuk u paraqit të shtunën, janë kthyer te skuadrat e tyre.