Mbrojtësi i Manchester Unitedit dhe i Anglisë, Harry Maguire, ka thënë se do të jetë jashtë fushës për disa javë për shkak të një lëndimi.
Maguire u lëndua në pjesën e parë në barazimin pa gola të Unitedit në udhëtim tek Aston Villa në Premier League të dielën.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ndihem i dëshpëruar që u lëndova në vikend. Do të jem jashtë për disa javë, por do të kthehem më i fortë”, ka shkruar Maguire në Instagram.
31-vjeçari nuk ishte në listën e selektorit të përkohshëm të Anglisë, Lee Carsley, për ndeshjet e tetorit që Anglia i luan kundër Greqisë dhe Finlandës.
Maguire mungoi edhe në “Euro 2024” për shkak të problemit në pulpë.
Ai ka zhvilluar nëntë ndeshje në edicionin aktual dhe shënoi në barazimin e Unitedit 3:3 në Ligën e Evropës ndaj Portos.