Mesfushori i Udineses, Walace, është fyer në baza racore nga tifozët e Lazios në barazimin 4:4, në ndeshjen ku trajneri i shqiponjës, Juan Bernabe, u rikthye në stadium.
Bernabe u suspendua në muajin tetor pasi bëri përshëndetjen fashiste para tifozëve “biancocelest” gjatë ndeshjes ndërmjet Lazios dhe Interit.
Ka pasur tension në fundin e takimit të së enjtes mbrëma pasi Luca Gotti shënoi golin e fundit në ndeshje dhe Walace u përjashtua me të kuq.
Nuk është hera e parë që tifozët e Lazios përfshihen në incidente raciste.
Edhe Tiemoue Bakayoko dhe Franck Kessie u fyen njësoj në fillim të sezonit, ashtu siç ishte fyer edhe Denzel Dumfries i Interit.
Artikuj të ngjashëm
-
Benfica suspendon pesë tifozë për incidente raciste
-
Komente raciste ndaj Upamecanos, reagon Bayerni
-
Udinese paralajmëron përjashtim të përjetshëm për tifozët që fyen portierin e Milanit
-
Thirrjet raciste ndërpresin përkohësisht ndeshjen Udinese - Milan
-
Fyerje të tjera raciste ndaj sulmuesit të Interit