Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Vukshinaj fiton me nokaut në raundin e parë

Boksieri i talentuar shqiptar i kategorisë së mesme (72,5 kg) Faton Vukshinaj të shtunën ka fituar qysh në raundin e parë në duelin e nëntë profesionist.

“El Vulcano” fitoi lehtësisht ndaj Nikoloz Gvajavas të Gjeorgjisë.

Vukshinaj tani synon titullin e botës. Deri tash ka zhvilluar nëntë duele, ku ka fituar tetë herë, gjashtë prej tyre me nokaut. Ai ka edhe një barazim.