Boksieri shqiptar Faton Vukshinaj mbrëmë e kurorëzoi vitin e tij debutues, 2017, me fitoren e pestë në boksin profesionist, të cilën e arriti me nokaut.
Vukshinaj nokautoi kundërshtarin Ukraina, Mykola Vovk, në raundin e tetë duke arritur kështu fitoren e katërt me nokaut, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdeshja e zhvillua në sallën e stërmbushur në qytetin e Bazelit.
Menaxheri i Vukshinajt, Luan Dreshaj ka deklaruar se kundërshtari i mbëmshëm ishe më i vështiri deri më tani për boksierin shqiptar.
“Cilësinë e kundërshtarëve të Fatoni e kemi ngritur gradualisht nga dueli debutues deri tani te dueli i pestë, dhe jam shumë i lumtur për zhvillimin e Fatonit, i cili të gjitha këto duele i mjeshtëroi shumë mirë. Kundërshtari i mbrëmshëm ishte pa mëdyshje më i miri deri tani, por edhe këtë provim Fatoni e kaloi me sukses”, është shprehur Dreshaj.
Vukshinaj momentalisht renditet në top 100 më të mirët e botës.